Ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Hisni Shaqiri, ka thënë se maqedonasit kanë frikë nga regjistrimi i popullsisë dhe se kjo është një e vërtetë e pamohueshme, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se ata e kanë rritur numrin e popullsisë së tyre ngase ata vuajnë nga kompleksi se Maqedonia me regjistrimin e popullsisë mund të krijohen rrethana që e ndryshojnë demografinë në favor të shqiptarëve.
“Se maqedonët kanë frikë nga një regjistrim real, është e vërtetë e pamohueshme që çdo shqiptar e ka kuptuar, ata vuajnë nga kompleksi se Maqedonia si shtet me një regjistrim real mos po krijon kushte dhe rrethana që ta ndryshojë faktorin demografik në favor të shqiptarëve”, ka thënë Shaqiri.
Ai ka shtuar se është shumë me rëndësi për shqiptarët të dine sa maqedonas ka ky shtet, por që nuk ka mundësi momentalisht për një gjë të tillë.
“Për shqiptarët është shumë me rëndësi ta dinë sa maqedon ka Maqedonia, por nuk e kanë mundësi për momentin”, ka thënë ai. /TV Malisheva