Ish-i burgosuri politik, Hisni Shaqiri, ka thënë se në kohë lufte në Maqedoni, në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare ka pasur numër të madh të ushtarëve nga Malisheva që u radhitën në Brigadën 113, nën udhëheqjen e Komandant Kumanova, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo Brigadë futi frikë dhe tmerr në pushtetin maqedonas, sepse luftën e UÇK-së nuk arritën asnjëherë ta mposhtnin.

“Kjo zonë me djemtë nga Kosova që ishin në numër të madh, Malisheva dhe Dukagjini, pjesa e Shkupit që ka qenë e mobilizuar jashtëzakonisht shumë, Kumanova dhe fshatrat përreth, dhe u formua një ushtri brenda Brigadës 112, Ismet Jashari Komandant Kumanova, që shkaktoi frikë dhe tmerr të pushetit maqedonas, sepse lufta që zhvillonte në asnjë mënyrë nuk arrinin ta mposhtnin Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare”, ka thënë Shaqiri. /TV Malisheva

 

 

Share.