Xherdan Shaqiri është pritur si një hero i vërtetë nga tifozët e ekipit të Chicago Fire, të cilit iu bashkua së fundmi.
Shaqiri vendosi ta provojë një eksperiencë të re përtej Oqeanit Atlantik, duke i dhënë fund asaj evropiane.
Ai e ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me ekipin e ri.
29 vjeçari në të kaluarën ka luajtur për: Baselin, Bayern Munchen, Inter, Stoke City, Liverpool dhe Lyon.
Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët kyç të kombëtares së Zvicrës.