Ylli kosovar i futbollit, me prejardhje nga Zhegra, ka treguar se kush ishte idhulli i tij i fëmijërisë.

Ronaldo, fenomeni brazilian, duket të ketë qenë lojtari për të cilin Shaqiri ka pasur simpati të madhe.

“Ai ishte idhulli im i madh. Unë kopjova edhe stilin e flokëve – në vitin 2002, trekëndëshin – e bëra edhe unë”, ka thënë Shaqiri, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë ishin të shokuar në shkollë kur unë shkova me atë stil flokësh. Por, unë e doja atë dhe e dua akoma”, ka shtuar kosovari.

Shaqiri aktualisht është pjesë e Liverpool, por emri i tij së fundmi është përfshirë në disa lista të lojtarëve që mund të largohen nga ‘Anfield’ gjatë verës.

Share.