Qeveria amerikane ka njoftuar dërgesa të tjera të armëve në Ukrainë me një vlerë totale prej 725 milionë dollarësh.
“Paketa përfshin sisteme shtesë të lëshimit të raketave mobile “HIMARS”, municione, automjete të blinduara dhe furnizime mjekësore”, tha Shtëpia e Bardhë.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre me guxim të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të pakufishme. Pajisjet ushtarake që ne po ofrojmë janë të kalibruara me kujdes për të bërë më të mirën në fushën e betejës për Ukrainën”, tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në një deklaratë.
“Paketa e armëve për Ukrainën është siguruar nga rezervat e Pentagonit”, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).
Kjo e çon ndihmën totale ushtarake amerikane për Ukrainën që nga fillimi i mandatit të presidentit Joe Biden në 18.3 miliardë dollarë.
Pjesa më e madhe e ndihmës është dhënë që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt.
/TV Malisheva