Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane i Shtëpisë së Bardhë (WHNSC) dënoi sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë.
Në një reagim në Twitter, Këshilli i Sigurisë Kombëtare thekson se po e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për rimëkëmbjen e sistemit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë”, thuhet në një postim në Twitter të këtij këshilli.
“Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe për t’u rimëkëmbur (nga ky sulm kibernetik – shën. i përkth)”, shtohet në deklaratën e WHNSC-së. /ATSH/