Shtëpia e Bardhë njoftoi se planifikon të fillojë vaksinimin e 28 milionë fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç me vaksinën Pfizer në nëntor, kur të miratohet nga autoritetet shëndetësore.

“Planet tona nënkuptojnë që ne do të jemi gati për të filluar vaksinimin disa ditë pas rekomandimit përfundimtar të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,” tha Shtëpia e Bardhë.

Komiteti i Ekspertëve të CDC-së do të mblidhet më 2 dhe 3 nëntor dhe një rekomandim duhet të pasojë menjëherë pas kësaj.

Para kësaj, bordi këshillues i Agjencisë Amerikane të Barnave (FDA) do të rishikojë të dhënat që Pfizer paraqiti më 26 shtator.

Nëse rekomandimi është pozitiv, FDA do të japë “dritën jeshile” zyrtare dhe do të hapë rrugën për CDC.

Vaksina do të jetë në dispozicion te pediatrit, spitalet e fëmijëve dhe shkollat, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Qeveria amerikane thekson se ka mjaft vaksina antiCOVID-19 për të gjithë fëmijët e asaj moshe. /TV Malisheva 

Share.