Ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Philip Kosnett u ka dhënë një goditje partive politike të cilat kanë vënë në listë për deputetë persona me aktakuza.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka pyetur se si është e mundur që qytetarët t’u besojnë këtyre subjekteve që në lista kanë persona me aktakuza aktive për korrupsion e të dënuar për krime lufte, shkruan lajmi.net.

“Si ka mundësi që qytetarët të marrin seriozisht përkushtimin e partive për sundim të ligjit kur ato kanë futur në listat për kandidatë individë me aktakuza aktive, dënime për krime lufte dhe sulmet, dhe të sanksionuar ndërkombëtarisht për krime të luftës dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett.

Share.