Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, ka thënë se Washingtoni do të dërgojë 500 trupa për t’u stacionuar përgjithmonë në Gjermani.

Këtë deklaratë, ai e dha në një konferencë të përbashkët me ministren e Mbrojtjes në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer, në Berlin.

Këto forca do të përforcojnë parandalimin dhe mbrojtjen në Evropë, dhe do të rrisin aftësitë tona ekzistuese për të parandaluar luftëra dhe nëse është e nevojshme, do të luftojnë e fitojnë”, ka thënë ai.

Shtimi i trupave amerikane në Evropë vjen pak kohë pasi presidenti i ri amerikan Joe Biden vendosi të tërhiqte vendimin e ish-presidentit Donald Trump për tërheqjen e forcave nga Evropa./TV Malisheva

Share.