Shtetasit amerikanë do të aksesojnë së shpejti vaksinën e dytë antiCovid-19.
Vaksina e kompanisë Moderna do të jenë vaksina e dytë që merr një miratim për përdorim kundër virusit pandemik.
Lajmi është dhënë nga Stephen Hahn, drejtori i Administratës Amerikane për Ushqimet dhe Barnat.
Ky lajm i mirë vjen vetëm një javë pasi u miratua përdorimi i Pfizer.
Administrata për Ushqimin dhe Barnat dha autorizimin për vaksinën që mbështetet në teknologjinë RNA, e realizuar më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit që shkakton COVID-19.
Aktualisht kompania Moderna po punon me autoritetet amerikane që të përgatitet shpërndajra e rreth 5.9 milion dozave në të gjithë vendin duke filluar që nga kjo fundjavë./TV Malisheva