Një shqiptar 42-vjeçar është ekzekutuar nga policia në rrugë në New Jersey të SHBA-ve. Autoritetet e indentifikuan viktimën si Luan Agolli.
Tre nga katër oficerët e policisë në Paterson të cilët raportohet se kanë qëlluar me armë shqiptarin, ishin policë veteranë të qytetit, shkruan North Jersey.com
Incidenti i së enjtes në Rrugën Carroll u bë publike pasi disa banorë aty pranë regjistruan video duke treguar se Agolli po kalonte me nerva në rrugë, duke mbajtur një armë, ndërsa policët e rrethuan, duke i bërë thirrje që ai të hidhte armën.
Pas një bllokimi që vazhdoi për gati tre minuta, Agolli e ngriti armën e tij dhe ia drejtoi një oficeri. Ai u vra me breshëri automatiku.OraNews.tv