Numri i infeksioneve të raportuara me koronavirus në SHBA ka arritur një nivel të ri, deklaroi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC ka regjistruar mesatarisht 316 mijë infeksione çdo ditë për shtatë ditët e fundit, raporton atsh.

Sipas saj, kjo korrespondon me një incidencë prej pak më pak se 700 për 100 mijë banorë.

Gjatë valës së madhe të COVID-19 dhjetorin dhe janarin e kaluar, mesatarja shtatë-ditore e infeksioneve u rrit vetëm në rreth 250 mijë në ditë, sipas të dhënave nga CDC.

Sipas të dhënave, një rekord njëditor prej afro 490 mijë rastesh të reja të koronavirusit u regjistrua në SHBA të mërkurën.

Numri i rasteve është rritur me shpejtësi që pak para Krishtlindjeve.

Autoritetet fajësojnë variantin veçanërisht ngjitës Omicron të virusit. Megjithatë, në disa pjesë të vendit, infeksionet me variantin Delta vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm.

Numri i personave me COVID-19 që ka nevojë për trajtim spitalor është dukshëm më i ulët se në verë gjatë valës Delta ose dimrin e kaluar.

Sipas CDC, aktualisht janë rreth 76 mijë pacientë të shtruar në spital me Covid-19./TV Malisheva

Share.