SHBA planifikon të vendosë sanksione ndaj një prej rusëve më të pasur, Vladimir Potanin, por nuk ka ndërmend të sanksionojë kompaninë Nornickel, në të cilën ai është aksionari kryesor, raportoi sot Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Gazeta thekson se vendosja e sanksioneve mund të pasojë që të enjten dhe se ato pritet të synojnë Potanin, gruan e tij Ekaterina Potanin, jahtet që ai zotëron, si dhe disa nga kompanitë e tij financiare.

“Interos”, një kompani investimi e kontrolluar nga Potanin, si dhe Rosbank, të cilën Interos e bleu nga Societe Generale në fillim të këtij viti, do të jenë gjithashtu në listën e kompanive të sanksionuara, raportoi gazeta.

Potanin (61) është aksionari më i madh i “Nornickel”, dhe “Interos” zotëron 36 për qind të “Nornickel”.

Nornickel është prodhuesi më i madh në botë i paladiumit dhe nikelit të përpunuar dhe ishte një nga çmimet më të mëdha në hapësirën post-sovjetike gjatë ndarjes së objekteve industriale ruse në vitet 1990.

Wall Street Journal raportoi se paketa e fundit e sanksioneve amerikane do të përfshijë disa anëtarë të qeverisë ruse.

 

Share.