Ambasada amerikane në Kiev ka publikuar dje një foto duke provokuar rusët.

Në meme, SHBA krahason Rusinë dhe Ukrainën përmes historisë. Kështu, në pikturat që përfaqësojnë Ukrainën, pra Kievin, shohim kisha të mëdha historike.

Në pikturat që përshkruajnë Moskën gjatë historisë, mund të shihet vetëm pyllin. Fotoja ka mbledhur dhjetëra mijëra komente dhe shumë e kritikojnë këtë njoftim të SHBA.

“Gjë e çuditshme për t’u publikuar,” shkruan një përdorues. Shumë kanë komentuar faktin se SHBA ka një histori të shkurtër, kështu që asnjë qytet amerikan nuk ekzistonte as në kohën që ata përmendin.

/TV Malisheva

Share.