Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara e mbështesin iniciativën Ballkani i Hapur, sepse krijon modele të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo ka qenë arsyeja e pranisë së tij në samitin e OB-së në Ohër.
Ambasadori amerikan tha se Ballkani i Hapur është i fokusuar kryesisht në aktivitetet ekonomike, por që lidh edhe pjesë të rajonit dhe vendos modele për bashkëpunim në të ardhmen.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha përpjekjet drejt integrimit rajonal dhe kjo është një përpjekje që erdhi nga vetë rajoni dhe shkoi më tej se të gjitha të mëparshmet”, tha Hill pas vizitës në qendrën e TIK në Beograd, duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug për arsyen e pranisë së tij në samitin Ballkani i Hapur në Ohër dhe siç sheh komentet në disa media se nisma është zëvendësim për anëtarësimin në BE.
/TV Malisheva