SHBA ka konfirmuar se nga tetë deri në dhjetë gjeneralë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë.
Ukraina ka pretenduar vdekjen e 12 gjeneralëve deri më tani, sipas ABC News, por Rusia nuk e ka konfirmuar shifrën.
Disa nga vdekjet janë kundërshtuar nga zyrtarët rusë.
Gjeneralmajor Magomed Tushayev dyshohet se u vra gjatë një prite nga shërbimi ukrainas i sigurisë, por udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov më vonë postoi një video që thuhej se e tregonte atë të gjallë.
Sipas “informacioneve paraprake” nga autoritetet ukrainase, gjenerallejtënant Andrey Mordvichev u vra në një sulm të artilerisë ukrainase në aeroportin Chornobayivka në rajonin Kherson.
Megjithatë, u shfaqën pamjet që supozonin se ai takohej me komandantë të tjerë në Mariupol.
/TV Malisheva