Shefi ekzekutiv i AstraZeneca Pascal Soriot deklaroi sot se dozat përforcuese të vaksinës kundërCOVID mund të mos jenë të nevojshme për të gjithë në Britani dhe nxitimi në një shpërndarje mbarëkombëtare të dozave të treta rrezikon të grumbullojë presion shtesë mbi Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS).
“Ne kemi nevojë për peshën e provave klinike të mbledhura nga përdorimi i botës reale para se të marrim një vendim të informuar për dozën e tretë,” tha Soriot në një shkrim për gazetën britanike Telegraph.
Ai më tej tha se “mobilizimi i NHS për një program nxitës që nuk është i nevojshëm do të shtonte potencialisht barrë të panevojshme në NHS gjatë muajve të gjatë të dimrit.”/TV Malisheva