Ralf Ragnick ka folur rreth të ardhmes së sulmuesit gjerman Timo Werner.
Reprezentuesi i Gjermanisë po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane përfshirë Liverpoolin, Interin, Bayern Munichun, PSG-në apo Chelsean.
\Megjithatë shefi aktual i RB Leipzig, Ralf Ragnick ka thënë se mënyra se si luan Werner, do t’i përshtatej Liverpoolit.
“Unë do të preferoja që Werner të qëndronte te Leipzig, por dëshira e tij është të largohet”.
“Nëse do të largohet mendoj se duhet të transferohet te Liverpooli pasi i përshtatet mënyra e lojës së The Reds”, deklaroi Ragnick.
Leipzig e vlerëson mbi 60 milionë euro Wernerin, para që për Liverpoolin nuk përbëjnë problem.
61-vjeçari më parë ka qenë trajner i skuadrës gjermane, ndërsa tani ai është shef i klubit, por që menaxhon edhe skuadrat tjera si New York Red Bull apo Red Bull Brasil.
Megjithatë Ragnick mund të largohet nga puna e tij si shef i Red Bull, pasi po kërkohet me ngulm nga Milani për rolin e trajnerit. /Tv Malisheva