Në ditën e themelimit të NATO-s, Drejtori i Përgjithshëm i Roscosmos-it Dmitry Rogozin u shpreh se aleanca ishte “një kërcënim i madh global” dhe u kërkoi anëtarëve të saj të mbanin mend se “Rusia po i shikon ata nga hapësira”.

Roscosmos është korporata shtetërore e Federatës Ruse përgjegjëse për fluturimet hapësinore, programet kozmonautike dhe kërkimin e hapësirës ajrore.

Rogozin e bëri të ditur deklaratën në kanalin e tij “Telegram”.

Më 4 prill të vitit 1949, përfaqësuesit e dymbëdhjetë vendeve (Belgjika, Britania, Danimarka, Islanda, Italia, Kanadaja, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, SHBA, Franca) nënshkruan Traktatin e Atlantikut të Veriut.

“Do të doja që miqtë e mi të vjetër në Bruksel, veçanërisht Stoltenberg, të admironin zyrën e tyre në ditëlindjen e NATO-s me një imazh satelitor nga anija kozmike Roscosmos. Djema, ne po ju shikojmë. Kijeni parasysh”, ishte paralajmërimi kërcënues i zyrtarit rus.

Bashkangjitur postimit të tij shfaqet një imazh i supozuar hapësinor i selisë së Aleancës në Bruksel, marrë nga sateliti rus “Resource-P”.

/TV Malisheva

Share.