- Reklamë e sponsorizuar -

Ndonjëherë, njerëzit mund ta konsiderojnë dhimbjen në gjoks si të parëndësishme, por ka tri shenja paralajmëruese që është tregojnë se kjo dhimbje është serioze.

Fondacioni Britanik i Zemrës vuri në dukje se ekzistojnë tri rrethana kur rekomandohet shumë të merrni situatën seriozisht.

Së pari, nëse dhimbja juaj në gjoks është e papritur, flisni me një mjek i cili mund t’ju ndihmoj.

Së dyti, nëse dhimbja e gjoksit përhapet në pjesët e tjera të trupit, përkatësisht në krah, qafën e pasme ose nofull, atëherë thirrni shërbimet e urgjencës.

Së treti, nëse dhimbja e gjoksit ndihet e rëndë ose e ngushtë, atëherë është vërtetë serioze, shkruan ExpressUk, përcjell Telegrafi.

Mos u shqetësoni nëse nuk jeni 100 për qind i sigurt nëse simptomat tuaja janë një sulm në zemër – dhimbja e gjoksit kërkon kujdes mjekësor. Nëse mjeku sugjeron të thërrisni ambulancën, uluni dhe pushoni për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të muskulit të zemrës. Nëse ndodh që të keni një aspirinë afër, merrni një, pasi hollon gjakun.

Toleranca e njerëzve ndaj dhimbjes është unike, kështu që atë që një person mund ta përshkruajë si dhimbje torturuese, një tjetër mund të mendoj se është diçka e vogël.

Gjithmonë, zgjidhja më e mirë është të bisedoni me mjekun tuaj. /TV Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -