Duke respektuar masat antikovid-19, të rekomanduara nga IKSHPK dhe MSH-së, sot organizuar nga Qendra Rinore e Malishevës me drejtor, Amrush Helshanin u mbajt debati me temën. ” Roli i rinisë në vendimmarrje dhe aktivitetet e rinisë në kohë pandemie”.
Amrush Helshani, drejtuar pjesëmarrësve, të cilët ishn kryesisht të rinj, ndër të tjera theksoi.” Në kuadër të javës së rinisë në Malishevë që po organizohet, jo në kohën e duhur, arsye e vetëme është pandemia me covid-19, por ne do ta sfidojmë edhe këtë virus e me aktivitetet e parapara do të jemi aktiv në javën e rinisë, ” Së bashku ndërtojmë të ardhmen”, si me debate, poezi ,ese, sport dhe në ekspozitë me punimet e artistëve, po sot edhe zyrtarisht licencohet Qendër Rinore në Malishevë”, përfundoi Helshani.
Në këtë debat merrnin pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazrekuz, së bashku me zyrtarin për rini, Mehdi Krasniqin. Drejtori i DKRS, Rexhep Mazreku, tha” Edhe në këto kushte e rrethan të vështira pandemike, ne si institucione dhe qeveri lokale e Komunës së Malishevës, po bëjmë përpjekje që t’u ndihmojmë në realizimin e kërkesave dhe projekteve tuaj, prandaj sot edhe zyrtarisht, qendra rinore, bëhet me licencë tri vjeçare, kërkoi nga ju që të jeni aktiv në të gjithë sektorët, pasi edhe objektet kulturore e sportive janë në shfrytëzimin tuaj, ne ju kemi mbështetur dhe do t’u mbështesim edhe në të ardhmen, për t’i realizuar projektet tuaj, në fund urime java e rinisë juve dhe gjithë të rinjëve tanë,përfundoi Mazreku.
Kurse, zyrtari për rini, Mehdi Krasniqi, foli” Për Planin e Veprimit, sfidat dhe objektivat të cilat e presin rininë për të ardhmen, jo vetëm në rrafshin kulturor, por edhe në atë të vendimmarrjes, ai vazhdoi t’i inkurajoi të rinjët që të janë më aktiv në shoqëri dhe vendimmarrje, përfundoi Krasniqi.
E përbashkëta e këtij takimi ishte që gjithpërfshira e të rinjve në jetën shoqërore dhe institucionale të jetë sa më e madhe, ku edhe të rinjët me nevoja të ndryshme, munden dhe ia dalin të kuntribuojnë në zhvillim të shoqërisë sonë, theksoi, Feride Hoxha, drejtoreshë në HANDIKOS.
Pati edhe debat nga të rinjët, ku shtruan shumë pyetje për zyrtarët e DKRS-së, që të mbështetën edhe në të ardhmen me projektet që ofrojnë të rinjët, por u kërkua që edhe për punësim, t’u krijohen mundësi.
Aktivitet e javës rinore do të vazhdojnë në Komunën e Malishevës.