Është shënuar rasti i parë në komunën e Junikut me virusin Covid-19.

Rastin e ka konfirmuar i pari i kësaj komune, Agron Kuçi, edhe pse ende nuk kanë dalë shifrat e sotme nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton Klan Kosova.

Sot është konfirmuar rasti i parë i infektuar me COVID-19 në Komunën e Junikut, pas rezultateve të dala nga testimet e fundit të rasteve të kontaktit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Menjëherë pas konfirmimit është vetizoluar sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, për çka lutemi ta kaloj lehtë luftën me COVID-19 dhe shpresojmë që numri i rasteve aktive të shkojë drejt rënies. Lusim qytetarët për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse, pasi që ka raste të të infektuarve që nuk shfaqin simptoma, andaj na mbetet t’i respektojmë masat mbrojtëse”./Tv Malisheva

 

Share.