Skuadra e Sheriff Tiraspol ka shënuar fitore historike kundër gjigandit spanjoll Real Madrid, ku pas 90′ minutave lojë në “Santiago Bernabeu” rezultati është 2:1 në favor të skuadrës nga Moldavia.

Fillimisht, ishte pikërisht skuadra e Sheriff ajo e cila kaloi e para në epërsi, përmes golit të Jakhshibaev në minutën e 25′.

Madrilenët gjetën golin e barazimit në minutën e 65′ të ndeshjes, ku nga penalltia shënoi sulmuesi Karim Benzema për 1:1.

Kur edhe shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, në minutën e 90′ mesfushori Sebastien Thill bombardon “Santiagon Bernabeun”, duke shënuar golin e dytë për Sheriff, dhe të humbjes për Real Madridin.

Me fitoren e sotme, Sheriff ngjitet në vendin e parë me gjashtë pikë, tre më shumë se vendi i dytë Real Madridi.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 2:1 në favor të Sheriff. /TV Malisheva

Share.