Sot janë shëruar katër persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rast i ri i regjistruar sot, është nga fshati Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 18 raste.

Gjendja e përgjithshme e situatës me pandemi në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: gjithsejtë të prekur me covid-19, nga data 14 mars e deri më sot, janë 241 raste, prej tyre 197 janë shëruar, 22 raste kanë përfunduar me vdekje, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 18 persona.

Nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Shtabit Komunal që merret me menaxhimin e situatës me pandemi, ju bën thirrje të gjithë qytetareve pa dallim, që të vazhdojnë të zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, për bartje të maskës mbrojtëse, për mbajtje të higjienës apo pastrimin e shpeshtë të duarve dhe për mbajtje të distancës sociale.

“Ne jemi 24 orë në ditë në shërbimin tuaj, duke e menaxhuar situatën me pandemi, por nëse të gjithë së bashku tregojmë kujdesin e duhur, atëherë e kemi më të lehtë menaxhimin e kësaj situate, prandaj, të bëjmë kujdes dhe ti respektojmë masat, pasi momentalisht kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi, por edhe është mënyra më e lehtë”, ka thënë nënkryetari Berisha, në thirrjen e tij për respektimin e rekomandimeve anti-covid. /TV Malisheva

 

 

Share.