Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se ka fituar betejën me COVID-19 së bashku me bashkëshorten e tij.
Ai ka falënderuar të gjithë për kujdesin, ndërsa tha se po i kthehen normalitetit.
“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë. Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit.
Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë.
Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, shkroi Abdixhiku./Tv Malisheva