Ka qenë në treg që nga viti 2018, ndërsa Volkswagen ka vendosur që ta përditësojë, që ta sjellë në një version të ri, gjatë vitit që vjen.

Deri më tani, këtë makinë e kemi parë derisa testohej nën shtresa të konsiderueshme kamuflazhi, ndërsa tani u shfaq dizajni që do ta ketë.

Prodhuesi gjerman, i ka shpërndarë imazhet ku shfaqet për herë të parë dukja që do të ketë, ndërsa mësohet se data e prezantimit zyrtar do të jetë 24 qershor. Në krahasim me ilustrimet, që shfaqej kjo makinë se si do të dukej pas prodhimit, nuk ka ndryshime të mëdha.

Meqenëse është ende vetëm një ilustrim, shumë pjesë të Arteon të ri janë të ekzagjeruara, si rrotat dhe pjesët për hyrjen e ajrit, derisa dritat janë shumë të vogla.

Dukja në përgjithësi, ngjanë shumë me gjeneratën e tetë të Volkswagen Golf, ndërsa nuk pritet të ketë edhe ndryshime tjera, megjithatë do të jetë makina më e bukur sedan në treg.

Sa i përket brendisë, është bërë e ditur se gjithçka është ri dizajnuar, duke përfshirë kabinën, si dhe sistemin e ri të infoteitment, që është shumë më i mirë./Tv Malisheva

Share.