Sipas mediave nga Kina, një banor i Provincës Yunnan, vdiq në një autobus ndërsa udhëtonte për në provincën Shandong për punë të hënën.

Në kohën kur bota po lufton me koronavirus, sëmundje të tjera si gripi i derrit dhe gripi i shpendëve gjithashtu kanë filluar shqetësimet në disa vende. Një sëmundje tjetër që po trondit Kinën, është hantavirusi, përcjell TV MALISHEVA.

Në Twitter, Global Times i Kinës shkruajti se një burrë kishte testuar pozitivisht për hantavirus.

Emri i hantavirus ndryshon në varësi të rajonit. Në Amerikë, ajo njihet si hantaviruse “Bota e Re”, ndërsa në Evropë dhe Azi, ajo njihet si hantaviruse “Bota e Vjetër”.

Hantaviruset e Botës së Re mund të shkaktojnë sindromën pulmonare të hantavirusit (HPS), ndërsa hantavirusi i Botës së Vjetër mund të shkaktojë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS).

Share.