Tri shkolla të Komunës së Malishevës shënuan përvjetorët e punës edukativo- mësimor: ShFMU ” Naim Frashëri”, në Banjë, ShFMU “Habib Berisha” në Gurbardh dhe ShFMU ”Vesel Pagarusha” në Pagarushë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari, Vesel Krasniqi dhe drejtoresha për arsim e edukim, Arbëreshë Krasniqi me drejtorë dhe zyrtarë të qeverisë komunale moren pjesë në këto përvjetore të shkollave.
Kastrati në fjalën e rastit tha arsimi në Banjë i ka dhënë shumë.
”Arsimi në Banjë i ka dhënë shumë, jo vetëm Banjës por edhe fshatrave tjera të komunës sonë qysh herët, nga kjo shkollë kanë dalur, zëvendëskryeminstra, ministra, gjeneral, komandant, luftëtar dhe politikanë shtetëror si Fatmir Limaj me shumë djemë e çika, të cilët kontribouan për çlirimin, lirinë dhe ndërtimin e vendit e poashtu për arsimin kombëtar, prandaj sot, me bashkëpunëtorët, zotohem që në këtë vatër diturie të ndërtojmë edhe muzeun shkollor, ku do të pasqyrohet e kaluara, dhe e tashmja historike e që do të ndikoj për një të ardhme më të mirë”, përfundoi Kastrati.
Edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi foli në këto shënime të kremteve të shkollave.
”Banja, Pagarusha dhe Gurbardhi, punuan shumë dje për të sotëmen dhe të nesrëmen si Veprimtari dhe libërshpërndarësi, Vesel Pagarusha, si Çlirimtari dhe shtetndërtuesi, Fatmir Limaj dhe jetë e gjaku për shkollën shqipe dhe shtetin e pavarur të Kosovës, si dëshmori i kombit, Habib Berisha, prandaj, ne si qeveri komunale do të jemi të përkushtuar për investime në shkollat tona dhe t’u krijojmë kushte për punë nxënësve dhe mësimdhënësve”, përfundoi Krasniqi.
Edhe drejtorët e shkollave, folën për të arriturat e nxënësve, si dhe më të dalluarëve u ndanë mirënjohje.
Nxënësit shfaqën program të pasur kulturoro- artistik.
/TV Malisheva