Shkolla fillore e mesme e ulët ”Ramadan Morina”, në fshatin Damanek, shënoi ditën e shkollës, si dhe nderoi jetën dhe veprën e mësuesit, tash dëshmor i kombit, Ramadan Morina.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe derejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi dhe zyrtari për arsim, Sabit Berisha.
Drejtoresha për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, drejtuar nxënësve, mësimdhënësve, prindërve në këtë manifestim të shkollës mbajti fjalim.
”Unë dhe stafi profesional i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim i Komunës së Malishevës, jemi të përkushtuar që procesi edukativo- mësimor të ngritet në cilësi të mësimdhënies dhe mësimnxënies, prandaj që nga udhëheqësi i shkollës, mësimdhënësit dhe punëtorët teknik, kërkoi të punojnë shumë dhe jo vetëm për një pagë, dhe vazhdoi, ju keni shëmbullin e mësuesit, tash dëshmorit të kombit Ramadan Morina, i cili për shkollën dhe Kosovën, mori pushkën dhe ditarin bashkë, që edhe shkolla edhe Kosova të jetë e lirë, njëherit ju sigurojmë për bashkëpunim me të gjithë që suksesi i nxënësve tanë të jetë në hap me nxënësit evropian, pasi kushtet në shkolla janë të ati standardi. Lavdi dëshmorit të kombit Ramadan Morina! Lavdi dëshmorëve të të gjitha brezave!, përfundoi Krasniqi.
Edhe drejtori i shkollës, Zeqir Kastrati, foli për të arriturat e shkollës, për më të dalluarit u ndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit sidhe për kontribouesit nga fsahti.
Nxënësit e shfaqën një program të pasur kulturor-artistik.
Në fund u vendosën lule pran lapidarit të dëshmorit të kombit, Ramadan Morina./TV Malisheva