Të gjithë ata që janë duke punuar larg zyrës dhe iu mungon skaneri për të skanuar ndonjë dokument, zakonisht duhet të kërkojnë ndihmë nga grupet e treta, apo duhet të shkarkojnë ndonjë aplikacion që ta kryejnë këtë veprim.
Por, para se të bëhet kjo, duhet ditur se Apple ka punuar që ta integrojë këtë mundësi në iPhonin tuaj shumë më parë.
Me iOS 11 të lansuar më 2017, Apple e ka integruar edhe skanerin, që mund të gjendet në Notes, ndërsa është shumë i dobishëm për ditët e sotme kur shumica janë duke punuar larg zyrës si pasojë e pandemisë.
Ata që nuk e kanë ditur se kanë të iPhonin e tyre edhe aplikacionin për skanim, janë dhënë disa këshilla, që tregohet se ku gjendet dhe si mund të shfrytëzohet.
Shkoni në aplikacionin Notes të iPhonit dhe hapeni një faqe, apo klikoni në ikonën e vogël që ndodhet në anën e jashtë të pjesës së poshtme.
Klikoni në ikonën e kamerës, kur të shfaqet në meny dhe pastaj zgjidhni “Scan Documents”, ndërsa mbajeni telefonin derisa ta skanojë tërë dokumentin.
Duhet pasur kujdes, nëse skaneri është në sistemin automatik, atëherë e përfundon procesin vet, ndërsa nëse është në formatin manual atëherë duheni të kujdeseni vet që ta përfundoni skanimin.
Nëse duhet ta bëni në mënyrë manuale, atëherë kujdesuni që t’i keni futur të gjitha këndet e dokumentit, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pa u skanuar.
Vazhdoni të skanoni nëse keni më shumë faqe, ndërsa zgjidhni “Ritake”, nëse doni që gjithçka të shlyhet dhe të bëni një skanim të ri nga fillimi.
Shtypni “Save” kur gjithçka të ketë përfunduar dhe do ta keni një dokument PDF, sikur të jetë skanuar në zyrë. /Tv Malisheva