Tesla Model S Plaid i Elon Musk u shfaq në një video ku vetura u ngjit në bjeshkën Peak Hill Climbn në Colorado, dhe preku shpejtësinë 220 km/orë, derisa ngjitej në një lartësi prej 4 mijë metrash.
Model S Plaid u modifikua për t’u miratuar në garë dhe do të drejtohet nga shoferi legjendar i racës Randy Pobst, i njohur gjithashtu si ‘The Rocket’, i cili drejtoi një Tesla Model 3 Performance në garën e vitit të kaluar.
Pista 12,4 milje e gjatë përmban 156 kthesa, transmeton TV Malisheva.
Tesla filloi të jepte modelin e saj të shumëpritur S Plaid më 11 qershor që konsiderohet vetura e saj më e shpejtë deri më tani.
Musk, së bashku me projektorin kryesor të Tesla-s, Franz von Holzhausen, prezantuan veturën që kushton afër 130,000 dollarë në fillim të këtij muaji, duke ndarë me krenari atë se kjo arrin nga zero në 100 km/orë në dy sekonda.
Sidoqoftë, për të arritur shpejtësinë maksimale prej 200 milje në orë, drejtuesit e mjeteve kanë nevojë për ‘rrota dhe goma të duhura’ për një kosto shtesë të pazbuluar, e cila sipas faqes së internetit, nuk do të jetë në dispozicion deri në vjeshtën e vitit 2021.
‘Më i shpejtë se Porsche, por më i sigurt se Volvo’, tha Musk gjatë ngjarjes që u mbajt drejtpërdrejt.