Raportohet se Raine Group do të marrë një vendim në lidhje me listën e ngushtë të kandidatëve që janë të interesuar të blejnë Chelsean sot.

Pasi u caktua afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të premten e kaluar, grupi i investimeve është ngarkuar të përpiqet të përcaktojë ofertuesin më të përshtatshëm.

Ashtu siç pritej, ka pasur një numër të madh ofertash për klubin e Premierligës, me disa prej tyre që vazhdojnë të ndryshohen dhe plotësohen pas afatit.

Megjithatë, sipas “Goal”, zhvillime të mëtejshme priten të martën kur do të konfirmohet zyrtarisht një përzgjedhje e ofertave më të mira.

Raporti pretendon se një konsorcium me lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara janë favoritë për të arritur një marrëveshje në javët e ardhshme.

/TV Malisheva

Share.