Me katër vota për e dy abstenime Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka votuar për shkarkimin e Blerta Deliu-Kodrës, si anëtaren e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Deliu-Kodra, tha se ministrja Albulena Haxhiu e ka bërë një linçim publike në lidhje më të kur ka folur në një televizion duke e quajtur “hajneshë”.
“Ky diskutim nuk do të kishte me ndodh nëse ministrja nuk do të dilte në një linçim publik para se me sjell një raport në kuvend. Ministrja ka zgjedhur e para të ju drejtohet mediave për të më linçuar si hajneshë në opinionin publikë dhe pastaj të vije raportimi në Komision. Më vjen keq kjo po shihet së është vetëm tendencë personale. Nëse sot vini dhe thoni që Rozeta Hajdari nuk është fajtore, ti je fajtore. Unë jam turpëruar prej një interviste”, tha ajo.
Ministrja Haxhiu tha se duhet që t’i vije turp deputetes dhe të kërkoj falej për këtë, sipas saj, ajo duhet që të kthej ato para që ka marr pa shkuar në Komision fare.
Haxhiu po ashtu tha se nuk e ka përdorur termin “hajneshë” në atë intervistë.
“Unë mendoj që ajo as një cent se ka keqpërdorur për dallim prej teje. Turpërohu për veprimet tuaja, po të isha ne vendin tënd do të deklarohesha publikisht. Për besë nuk besoj kurrë që e kam përdorur termin hajn apo hajneshë. E vazhdoj debatin ne gjykatë mediat i ftoj që të jenë edhe në seancën gjyqësore. Po të isha ne vendin tënd do të kërkoja do ta ktheja buxhetin që është i shteti dhe jo i joti”, tha ajo.
/TV Malisheva