Një hidrocentral pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, në jug të Ukrainës është shkatërruar, për çka është paralajmëruar se mund të ketë pasoja katastrofike.
Operatori ukrainas i centralit tha gjithashtu se ai ishte shkatërruar plotësisht, shkruajnë mediat e huaja.
Edhe zyrtarët rusë kanë thënë të njëjtën derisa kanë shtuar se “është e qartë se riparimi i tij nuk do të ishte i mundur”.
Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për shpërthim të digës në lumin Dnieper dhe u ka bërë thirrje njerëzve që jetojnë afër të evakuohen para rrezikut të përballjes me përmbytjet katastrofike.
Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Pamjet nga ajri kanë treguar të shkatërruar digën dhe rrjedhjen e madhe të ujit.
/TV Malisheva