Aktivisti i shoqërisë civile, Shkëlzen Gashi ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pasi sot u formua Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi, të cilin do ta drejtojë vetë shefi i Qeverisë.Gashi tha se kryeministri po ndërmerr veprime alternative për të mos e shkaruar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.
“Kryeministrit i vjen keq me e shkarku ministrin e shëndetësisë, andaj i ndërmerr disa veprime alternative: – listimi i detyrave kryesore të ministrisë së shëndetësisë; – themelimi i një komisioni për impelementimin e këtyre detyrave, të cilin do ta kryesojë vetë kryeministri sepse është i vetëdijshëm që me pritë prej ministrit të shëndetësisë me i implementu këto detyra është si me pritë mjaltë prej mizave”, ka shkruar Gashi.
“Kryeministër, urime detyra e re! të priftë e të përcjelltë e mbara!”, shkruan ai.
“P.s.themeloje nga një komision për secilën ministri dhe secilin prej këtyre komisioneve drejtoje vetë”, shkroi Gashi.
/TV Malisheva