Një delegacion i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës i përbërë kryesisht nga përfaqësues të Drejtorisë së Parkut Kombëtarë “Sharri” dhe Drejtorisë së Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, ka vizituar sot Parkun Kombëtar “Mavrovo” në Maqedoninë Veriore, ku është pritur nga drejtori i këtij parku Samir Hajdini.

Në takim është biseduar për përvojat në menaxhimin e parkut, aktivitetet e përditshme për monitorimin e resurseve natyrore, sfidat dhe problemet me të cilat përballet drejtoria e parkut në kontrollin e gjendjes, bashkëpunimin me komunitetin dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe me financimin e parkut dhe implementimin e projekteve zhvillimore.

Me theks të veçantë është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Parqeve Kombëtare të Kosovës dhe Parkut Kombëtarë “Mavrovo” në fusha me interes të përbashkët, e sidomos në implementimin e projekteve ndërkufitare.

Share.