Kanë përfunduar më në fund edhe penalltitë në duelin Llapi – Ballkani, me ç’rast edhe përcaktuan skuadrën fituese.
Llapi është kualifikuar në çerekfinale pasi në ekzekutimin e 11-metërshave ishte më i suksesshëm se skuadra portokalli.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi i cili tha se lojtarët kanë dhënë maksimumin, por synimi i tyre ndryshoi pas daljes së portierit të tyre me karton të kuq.
Ai gjithashtu ironizoi duke theksuar se i vjen mirë që janë rikthyer tifozët në stadiume, duke aluduar në numrin e madh të personave që ishin në shkallët e stadiumit në ‘Zahir Pajaziti’, përkundër faktit që nuk lejohen shkaku i luftimit të Covid-19.
“Mendoj që duhej të bënim një lojë më të mirë, skuadra vuajti agresivitetin e ekipit kundështar, lojtarët kanë dhënë maksimumin edhe me një lojtarë më pak. Synimi jonë ndryshoi pas daljes së portierit me karton të kuq, tani mbetet të vazhdojmë tutje në kampionat, më vjen mirë që u rikthyen tifozët në stadium, këtu në Podujevë”, tha Shkëmbi për Art Sport.
“Futbollistët vrapuan shumë dhe nuk diskutohet, humbja është përgjegjësi e imja, do të mundohem të përmiresohemi të gjithe si skuadër”, përfundoi Shkëmbi. /TV Malisheva