Ukraina ka kryer një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, shkëmbimi i tretë i tillë që nga fillimi i luftës, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Sipas saj, 12 ushtarë ukrainas që ishin zënë rob do të kthehen në shtëpi.
Ajo shtoi se 14 civilë po ktheheshin gjithashtu në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes.
Megjithatë, nuk u dhanë detaje se sa rusë ishin liruar./TV Malisheva