Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë kundër kancerit me teknologjinë e përdorur në përgatitjen e vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca. Rezultatet e studimeve te kafshët deri më tani janë shumë premtuese, pasi ato treguan një reduktim të tumoreve dhe përmirësim të jetëgjatësisë.
Sipas një studimi të publikuar në Journal for ImmunoTherapy of Cancer Friday, studiuesit në Institutin “Jenner” në Oksford dhe Institutin Kërkimor të Kancerit “Ludwig” kanë krijuar një vaksinë me dy doza, duke përdorur teknologjinë e zhvilluar me vaksinën anti-COVID-19, raporton Blomberg.
Është konfirmuar tashmë se teknologjia e vaksinës gjeneron përgjigje të forta të qelizave T, të cilat janë të nevojshme për të luftuar tumoret. Adrian Hill, drejtor i Institutit “Jenner” tha se kjo platformë e re e vaksinave ka potencialin për të revolucionarizuar trajtimin e kancerit.
Vaksina do të testohet tek njerëzit këtë vit. Zhvillimet vijnë në të njëjtën kohë kur studiuesit po shikojnë trajtime të tjera pioniere për kancerin duke përdorur sistemin imunitar për të luftuar tumoret.