Shkencëtarët thonë se rikrijuan zërin e një mumie egjiptiane 3000-vjeçare me ndihmën e skanuesve mjekësorë, një printer 3D dhe elektronikës.

Në një punim të botuar sot në revistën Scientific Reports, autorët thonë se teknika i lejoi ata që të prodhonin një tingull të vetëm – “e”.

Toni “e” nuk ishte ndoshta një pasqyrim i saktë i të folurit të priftit egjiptian Nesiamun, me trupin e mumifikuar të të cilit studiuesit punuan, pasi gjuha kishte humbur pjesën më të madhe të sasisë së saj gjatë tre mijëvjeçarëve.

Vetëm modeli nuk është i mjaftueshëm për të sintetizuar fjalë ose fjali të tëra, thanë autorët.

“Por është diçka për të cilën po punojmë dhe do të jetë e mundur një ditë,” tha një nga autorët, David M. Howard, nga Kolegji mbretëror Holloway në Londër, transmeton TV Malisheva

 

Share.