Shkëndija ka arritur të shënojë fitore ndaj Dritës me rezultat të thellë 4:0.
Edhe pse ndeshje miqësore Shkëndija nuk e hoqi këmbën nga gazi, duke shënuar plot katër herë.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Duket se Ernest Gjoka shpejt ka arritur ta kompletojë skuadrën, pasi ditë më parë u zyrtarizua si trajner.
Në anën tjetër Drita humbi një penallti me Xhevdet Shabanin.