Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të cilat i organizon Komuna e Malishevës, sot ka përfunduar turniri në futboll të madh, për grup moshat U15, ndërsa në këtë turnir, kanë marrë pjesë tetë shkolla të futbollit nga qytete të ndryshme të Kosovës. Shkolla e futbollit “Besa” nga Malisheva, doli fituese e turnirit.
Në fund të këtij turniri, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe zyrtari për sport, Albert Morina, i kanë ndarë shpërblimet për pjesëmarrësit dhe fituesit në këtë turnir.
Nënkryetari Berisha, i ka uruar të gjitha shkollat e futbollit dhe i ka falënderuar për pjesëmarrje në këtë turnir. Ai po ashtu i ka motivuar të gjithë futbollistët e rinj, për tu marrë me sportin e futbollit dhe po ashtu ju ka uruar edhe festën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Vendin e parë në këtë turnir, e ka rrëmbyer SHF “Besa”-Malishevë, të dytin SHF “Besëlidhja” – Klinë dhe vendin e tretë SHF “Dardanët” – Prizren.

Share.