Sot ishim në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, në fshatin Vërmicë, për t’ua dorëzuar edhe zyrtarisht vendimin për emërtim të kësaj shkolle, që nga sot do të bartë emrin “12 PRILLI”, që ndërlidhet me rënien e dëshmorit të fshatit Bajram Gashi dhe 11 martirëve të tjerë të këtij fshati, duke përfshirë profesorë, të rinj, burra e gra, që u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Emërtimi i kësaj shkolle më gëzon shumë, për faktin se edhe në vitin 2018, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, kam qenë i angazhuar direkt në përkrahje të procedurave deri të marrja e vendimit për themelimin e kësaj shkolle, që deri në atë kohë ka qenë një paralele e ndarë e ShFMU “Gjergj Kastrioti” në Llozicë.

Urime stafit drejtues të shkollës, mësimdhënësve, nxënësve dhe gjithë banorëve të Vërmicës.

Share.