Së paku 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra ende mungojnë, si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjes së tokës në jug të Japonisë në ditët e fundit, shkruan AP.
Reshjet e shiut që kanë filluar që nga dita e premte kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut në Japoni.
Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Katastrofave në Japoni ka njoftuar se 49 viktima janë nga prefektura e Kumamotos.
Ndërkohë një e moshuar tjetër është gjetur e vdekur të martën në mëngjes e ngujuar në shtëpinë e saj që ishte vërshuar.
Rreth 3 milionë banorë janë këshilluar të evakuohen.
Dhjetëramijëra ushtarë, policë dhe zjarrfikës janë mobilizuar në kërkim-shpëtim.
Në mesin e viktimave janë 14 qytetarë nga një shtëpi e kujdesit afër lumit Kuma./Tv Malisheva