Më shumë se 56.000 persona kanë nënshkruar peticionin me të cilin kërkohet që Jeff Bezosit t’i ndalohet rikthimi në Tokë, pasi paralajmëroi udhëtimin në hapësirë gjatë muajit të ardhshëm.

Bezos, themelues i kompanisë Blue Origin, ka deklaruar gjatë 7 qershorit se ai dhe vëllai i tij Mark Bezos do të udhëtojnë në hapësire me raketën New Shepard.

E vetëm tri ditë pas këtij paralajmërimi, dy peticione janë “lansuar” duke u munduar t’ia parandalojnë miliarderit amerikan rikthimin në Tokë. Që të dy peticionet kanë mbledhur mijëra ndjekës në vetëm 10 ditë.

Më shumë se 37.000 njerëz e kanë nënshkruar peticionin në Change.org me titullin: “Mos e lejoni Jeff Bezosin të kthehet në Tokë”.

“Miliarderët nuk do të duhej të ekzistonin… në tokë, hapësirë, por ata do të duhej ta shqyrtonin mundësinë të qëndrojnë atje”, thuhet në përshkrimin e peticionit.

Madje disa prej nënshkruesve të peticionit kanë dhënë arsyet e tyre për këtë veprim, siç është sipas tyre “rikthimi në Tokë për ta konsiderohet privilegj – jo e drejtë” dhe se “Toka nuk i do njerëzit si Jeff, Bill Gates dhe Elon Musk dhe shumë miliarderë tjerë”.

Një peticion tjetër i quajtur “Peticioni që nuk i lejon Jeff Bezosit rikthimin në Tokë”, tashmë e kanë nënshkruar mbi 19.000 qytetarë dhe kjo shifër dita ditës me shpejtësi po rritet. /TV Malisheva

Share.