Janë doza e përsosur ditore e ëmbëlsirave!
Ju nuk do të jeni në gjendje t’u rezistoni atyre!
Përbërësit:
– 200 g fruta të thata (hurma dhe kajsi),
– 100 g bajame/lajthi,
– pak kripë,
– 2 lugë çaji kanellë,
– 2 lugë gjelle vaj kokosi,
– 50 g fjolla tërshëre,
– 20 g fara kungulli
– 20 g manaferra.
Përgatitja:
Hurmat dhe kajsitë për pak kohë zhytni në ujë të ngrohtë.
Hidhni hurmat e kulluara dhe kajsitë, bajamet dhe lajthitë në procesorin e ushqimit dhe përzieni shkurtimisht.
Shtoni kripën, kanellën, vajin e kokosit dhe fjollat e tërshërës dhe përzieni sërish.
Vendoseni përzierjen në një sipërfaqe të lyer me yndyrë dhe formoni një katror me duar, hidhni sipër manaferrat dhe farat e kungullit.
Vendoseni në frigorifer për t’u forcuar dhe kur të ftohen pritni në shkopinj. /TV Malisheva