Në 24 orët e fundit në qendrat e covidit në Shkup janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 477 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për COVID-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 19 pranime edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, gjashtë në qendrën për covid të Klinikës së Neurologji, dy pacientë në Institutin e TBC, katër në Klinikën e Dermatovenereologjisë dhe një në Klinikën e syve. Në ORL janë pranuar tre pacientë të rinj, ndërsa në covid-qendrën e Klinikës për Gastroenterohepatologji një pacient.

Në covid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme janë pranuar 11 të sëmurë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 42 pacientë të shëruar.

Ndërsa, gjithsej 477 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me COVID-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjeni./TV Malisheva

Share.