Një inxhinier softuerësh nga Udinese, Itali e ka kthyer orën e tij Casio F-91W në një çelës makine për Tesla Model 3.

Arsyeja se pse ai e bëri këtë është se kartela e Tesla kishte shpesh probleme, veçanërisht kur binte shi.

Mattia Dal Ben vendosi të konvertojë orën e tij Casio për të zhbllokuar Teslan. Për ta bërë këtë, ai ndërtoi një antenë nga një kartë J3A040-CL nga Smartcard Focus dhe e integroi atë në orën e tij Casio.

Zhbllokimi është padyshim më i shpejtë sesa me një kartelë që së pari duhet të nxirrni nga portofoli ose pantallonat tuaja. Me mënyrën e re të hapjes së makinës, djali është më i kënaqur, sepse ora është pothuajse aq komode sa ishte më parë./TV Malisheva

Share.