Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot ka shpërndarë 300 pako me mish për 300 familje në nevojë, në Komunën e Malishevës.
Shpërndarja e mishit është bërë përmes kryetarëve të fshatrave, për familjet në nevojë, për secilin fshat.
Mishi i shpërndarë është i kurbanëve të dhuruar për shoqatën.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për këtë shpërndarje, për familjet që kanë nevojë, sidomos në këtë kohë të krizës që jemi duke kaluar si pasojë e pandemisë.
Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila drejtohet nga humanisti, Halil Kastrati, në vazhdimësi i ka përkrahur familjet në nevojë në Komunën e Malishevës./Tv Malisheva