Familja Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës, është gëzuar sot në ditën e Festës së Kurban Bajramit, shkruan TV Malisheva.
Këtë gëzim të kësaj familje e bëri të mundur shoqata “Olimpiada Austria” në krye me drejtuesin e saj, Ukë Halilaj.
Njoftimin e ka bërë kryetari i Komunës së Malishevës në llogarinë e tij në facebook, Ekrem Kastrati
Postimi i plotë:
Familje e nderuar Berisha, ta gëzoni shtëpinë e re! 



I lumtur që sot, pikërisht në ditën e festës së Kurban Bajramit, e bëmë me shtëpi banimi një familje pesë anëtarëshe në Gurbardh të Malishevës.
U jemi tejët mirënjohës investitorit të këtij projekti, shoqatës “Olimpiada Austria” në krye me drejtuesin e saj, Ukë Halilaj, për këtë përkrahje kaq të madhe që i dha kësaj familje nga Gurbardhi.
Një falënderim edhe për organet tona komunale që përkrahën këtë projekt, në ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse, ujësjellësit, kanalizimit dhe rrjetit elektrik.


